Seminari kërkimor: Lumbardhi 101 – Si të jetojmë me lumin
Sh.G|RTKlive
Më 11 dhe 12 prill do të mbahet seminari kërkimor: Lumbardhi 101-Si të jetojmë në botën e lumit, në Kino Lumbardhi në Prizren.
Ky seminar formësohet prej disa takimeve lidhur me çështje të ekologjisë, të ndërtuarit e institucioneve dhe procese gjuhësore, të cilat janë elaboruar në harkun e një viti përmes bisedave me hulumtues, artistë, profesionistë, praktikues kulturorë etj.
Në fokus të këtij seminari është lumi dhe format se si e ka udhëzuar jetën shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Prizrenit. Përmes ligjëratave dhe prezantimeve të ndryshme, të ftuarit do të ofrojnë perspektiva të bazuara në ekspertizën e tyre lidhur me të jetuarit me lumin.
Ligjëruesit: Aslıhan Demirtaş, Artnet Haskuka, Bledar Pulaj, Blerina Kanxha, Ferdi Limani, Fisnik Eger, Lena Violetta Leitner, Nebi Bardhoshi, Ovidiu Țichindelanu dhe Stephen Cowley.























