Osmani dekretoi 20 gjyqtarë: Integriteti, forcimi i besimit të qytetarëve
BKT
Lajme

Osmani dekretoi 20 gjyqtarë: Integriteti, forcimi i besimit të qytetarëve

M.P. / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Nga gjyqtarët e dekretuar, 12 janë gra dhe 8 burra.

“Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes Osmani, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri”, njofton Presidenca.

Sipas njoftimit, Osmani theksoi se ndërtimi i një shteti të suksesshëm dhe demokratik është i mundur vetëm përmes një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe funksional.

“Ajo vuri në dukje se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë shtyllat kryesore për garantimin e barazisë para ligjit dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme