Osmani: Kushtetuta, kontrata jonë e përbashkët për një shoqëri demokratike
BKT
Lajme

Osmani: Kushtetuta, kontrata jonë e përbashkët për një shoqëri demokratike

B.H./RTKlive

Me rastin e 17-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka theksuar rëndësinë jetike të këtij akti themeltar për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës.

Në mesazhin e saj, presidentja Osmani e ka quajtur Kushtetutën si “kontratën tonë të përbashkët për një shoqëri demokratike, të drejtë dhe të barabartë”, duke rikujtuar se më 9 prill 2008, ajo i vuri themelet juridike dhe institucionale shtetit të ri të Kosovës.

“Ajo garanton liritë dhe të drejtat themelore të çdo qytetari, pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie, duke vendosur sundimin e ligjit si themel të funksionimit të institucioneve. Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për ta mbrojtur Kushtetutën, për ta zbatuar me përpikëri, dhe për ta jetësuar në çdo vendim, politikë e veprim. Sepse vetëm përmes forcimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të rendit kushtetues, mund të ndërtojmë një shtet që i shërben qytetarëve të vet me dinjitet dhe drejtësi”, ka shkruar Osmani.

Një shtet që i përmbahet dhe e respekton germën dhe frymën e Kushtetutës - ka theksuar presidentja - është garantues i një të ardhme të sigurt dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e tij.


MË SHUME NGA Lajme