Krasniqi: Trimëria e heronjve të Koshares frymëzim për brezat që vijnë
BKT
Lajme

Krasniqi: Trimëria e heronjve të Koshares frymëzim për brezat që vijnë

N.M. /RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se 9 prilli deri me 10 qershor të vitit 1999, në majat e bjeshkëve të Koshares, bijtë dhe bijat e zgjedhura të vendit tonë shkruan njërën nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare.

Krasniqi, në një postim në Facebook, ka përkujtuar kështu betejën e Koshares. Ai tha se kjo ishte më shumë se një përballje ushtarake - ishte një betejë për dinjitetin, për lirinë dhe për të ardhmen e Kosovës.

:Nga 9 prilli deri me 10 qershor të vitit 1999, në majat e bjeshkëve të Koshares, bijtë dhe bijat e zgjedhura të vendit tonë shkruan njërën nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. UÇK-ja theu kufirin shqiptaro-shqiptar, jo vetëm si vijë ndarëse fizike, por si simbol i ndarjes së dhunshme që i ishte imponuar kombit tonë për dekada të tëra.

Beteja e Koshares ishte më shumë se një përballje ushtarake – ishte një betejë për dinjitetin, për lirinë dhe për të ardhmen e Kosovës.

Sipas tij, trimëria, vendosmëria dhe sakrifica e mijëra heronjve të Koshares mbetet frymëzim përbashkimi për brezat që vijnë.

“Lavdi të përjetshme 114 dëshmorëve të Koshares! Mirënjohje mbi 400 të plagosurve. Nderim i përjetshëm familjeve të tyre! Përgjithmonë në zemrat tona!”, ka shkruar Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme