Kurti priti në takim Rohden, kërkon heqjen e masave të BE-së
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Kurti priti në takim Rohden, kërkon heqjen e masave të BE-së

V.TH / RTKLive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me ç’rast ka përsëritur nevojën për heqjen e masave të Bashkimit Evropianë ndaj Kosovës.

Kurti ka uruar Ambasadorin për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani.

"Në këtë kontekst, u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vend lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit.


MË SHUME NGA Lajme