“Carmina Burana” vjen për herë të parë në Kosovë
BKT
Kulturë

“Carmina Burana” vjen për herë të parë në Kosovë

Sh.G|RTKlive

Prishtina do të jetë nikoqire e kantatës skenike "Carmina Burana" në datat 20 dhe 21 qershor 2025.

Filharmonia e Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës, kanë nisur përgatitjet për produksionin skenik të ‘Carmina Burana’ nga Carl Orff.

Nën krijimin e ri koreografik nga Toni Candeloro dhe dirigjimin e Toshio Yanagisawa-s, ky produksion do të mbajë shfaqjen në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit, në Prishtinë.

Kjo kantatë skenike për solistë, balerinë, kor, orkestër dhe imazhe koreografike, inskenohet për herë të parë në Kosovë me mbi 300 artistë në skenë.


MË SHUME NGA Kulturë