Qytetarët kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës
BKT
Lajme

Qytetarët kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës

RTK

Qindra qytetarë kanë protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nën moton “Asnjë cent më shumë”. Ata kanë protestuar para Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Prishtinë.

"KEDS t'i kthehet popullit" ishte një nga mbishkrimet e revoltës së tyre para këtij institucioni. 

Ndërkohë Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka konfirmuar se çmimi i energjisë elektrike është rritur mesatarisht për rreth 16% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Edhe pse kjo nuk u bë e ditur qartë gjatë mbledhjes së Bordit të ZRRE-së, pavarësisht pyetjeve të shumta nga gazetarët, institucionit rregullator më pas publikoi një komunikatë për media, ku saktësohet se rritja mesatare e tarifave është përafërsisht 16%.

(11:48) Nis grumbullimi i qytetarëve për protestën ‘Asnjë cent më shumë’

Në sheshin "Zahir Pajaziti" kanë filluar të mblidhen qytetarë për protestën që pritet të fillojë në orën 12:00.

"Nuk paguajmë për dështimet tuaja", "Stop vjedhjes me tarifa", "Qeveri a je me qytetarët apo me monopolin", "Energjia nuk është luks, është nevojë", "Kjo nuk është jetë, është mbijetesë", "Asnjë cent më shumë", janë disa nga pankartat qe protestuesit po mbajnë në duar.

Përmes kësaj proteste qytetarët do të kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje brenda pak javësh.


MË SHUME NGA Lajme