09:24 / 16.04.2025
Sot promovohet libri që i kushtohet pikturave të Edi Ramës
Sh.G|RTKlive
Sot, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të mbahet promovimi i monografisë shkencore me titull: “Neuroestetika e një artisti”, e autorit Ph.D. Oltsen Gripshi, historian dhe estet arti.
Libri i kushtohet pikturave të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.
Gjatë promovimit do të jetë i kyçur online edhe vet Rama.
Ky promovim organizohet nga Ilir Muharremi, i cili do të hapë ngjarjen me fjalën e tij si kritik arti dhe studiues i njohur në fushën e estetikës bashkëkohore. Më pas, do të ketë fjalë përshëndetëse dhe diskutim nga vetë autori.























