Reagon OVL e UÇK-së për aktakuzën e ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve
V. Th. / RTKlive
OVL e UÇK-së, përmes një reagimi pasdite, ka theksuar se me shqetësim po ndjekin lajmin për dorëzimin e një aktakuze të ndryshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, ku pretendohet një formë e re e përgjegjësisë penale.
"Ky veprim dëshmon qartë vazhdimin e një qasjeje të padrejtë dhe të njëanshme ndaj figurave kryesore të luftës çlirimtare dhe shtetformuese të Kosovës. Përfshirja e Thaçit në një çështje që nuk ka asnjë lidhje me akuzat e mëparshme për të cilat po mbahet në paraburgim, është tregues se synimi nuk është drejtësia, por zgjatja e procesit dhe njollosja e qëllimshme e figurave që përfaqësojnë simbolin e rezistencës dhe lirisë së popullit tonë," thuhet ndër të tjera në reagim.























