08:28 / 18.04.2025
Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ mban konferencë për media
Sh.Ç|RTKlive
Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu”.
Në njoftim thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%.
Konferenca mbahet një ditë para protestës e cila mbahet neser duke filluar nga ora 12:00.























