Kurti bëri homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës
BKT
Lajme

Kurti bëri homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

K. K. / RTKlive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me anëtarë të kabinetit, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, asamblistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe aktivistë, në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, ka bërë homazhe fillimisht te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, pastaj te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, pranë së cilës ka vendosur kurore me lule.

Kurti theksoi se në këtë ditë i kujtomë dhe i përkujtojmë dëshmorët e kombit, të kryeqytetit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe për çlirimin e vendit.

“Përkujtojmë 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Lavdi heroit të popullit Zahir Pajaziti!", thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria njofton se pas homazheve, kryeministri Kurti dhe anëtarë të tjerë të kabinetit dhuruan gjak në kuadër të aksionit për dhurim të gjakut në sheshin "Zahir Pajaziti".


MË SHUME NGA Lajme