Mitropoliti i Malit të Zi politizon urimin e Pashkëve
BKT
Foto| MCP
Lajme

Mitropoliti i Malit të Zi politizon urimin e Pashkëve

A.B|RTKlive

Mitropoliti i Kishës Ortodokse serbe në Malin e Zi, Joanikije, në mesazhin e tij të Pashkëve, ka vazhduar me politikën e tij kundër shqiptarëve dhe Republikës së Kosovës.

Ai edhe në mesazhin që do të duhej të ishte festë e lutjes dhe paqes, ai nuk ka lanë pa dhënë mesazhe politike.

“'Terroristët shqiptarë' ndaj serbëve kanë kryer vrasje, dëbime, rrahje dhe plaçkitje pa u ndëshkuar. Kur flasim për shkeljen e të drejtave fetare dhe të drejtave të tjera njerëzore, jemi të detyruar t’i kushtojmë vëmendje rrezikimit të vazhdueshëm dhe shumëvjeçar të popullit serb në Kosovë nga ana e autoriteteve të Prishtinës,” – ka deklaruar Mitropoliti i Kishes Ortodokse serbe ne Malin e Zi, Joanikije, në mesazhin e tij të Pashkëve.

Ndryshe Kisha Ortodokse Serbe gjithherë ka qenë në shërbim të politikës se shovinizmit serb, ku edhe në kohët me të errëta të luftërave në ish-Jugosllavi ishte pjesë në dërgimin e mesazheve politike.

“Në këtë tokë të besëlidhjes, në ‘Palestinën Serbe’, siç e quajti Njegoshi, serbët ortodoksë edhe sot e kësaj dite përjetojnë dhunë dhe uzurpim pronash, arrestime të paarsyeshme dhe frikësime të përditshme. Përkundër të gjitha rezolutave dhe marrëveshjeve që ekzistojnë në letër, në realitet ata kanë mbetur pa asnjë siguri juridike. Për këtë dëshmojnë shumë vrasje të pazbardhura, dëbime, rrahje,plaçkitje dhe forma të tjera dhune që 'terroristët shqiptarë' i kanë kryer ndaj serbëve në Kosovë gjatë 26 viteve të fundit, pa u ndëshkuar,” ka theksuar Joanikije, raporton Vijesti.


MË SHUME NGA Lajme