Kurti bën homazhe për martirët e dëshmorët e Ribarit të Vogël dhe Blinajës
BKT
Lajme

Kurti bën homazhe për martirët e dëshmorët e Ribarit të Vogël dhe Blinajës

E.Hoti/RTKlive

Pas homazheve në Prishtinë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës gjithashtu bëri homazhe në Ribar të Vogël, në Komunën e Lipjanit, me rastin e 26-vjetorit të rënies së martirëve dhe dëshmorëve të fshatrave Ribar i Vogël dhe Blinajë.

Ai theksoi se 25 shqiptarët e vrarë, të cilët kishin kërkuar strehim në këtë fshat, u bënë dëshmi e sakrificës së popullit për liri.

“Më 18 prill 1999, forcat serbe në mënyrë barbare vranë 25 shqiptarë, nga të cilët 19 nga fshati Ribar i Vogël dhe 6 nga fshati Blinajë, të cilët ishin të strehuar në Ribar të Vogël. Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të luftës!”, tha Kurti.


MË SHUME NGA Lajme