Gjenerali i Iowa-s pritet nga Jashari, mbështetje për tranzicionin e FSK-së
G.K/RTKlive
Gjeneral Major Stephen Osborn, Shefi i Gardës Kombëtare të Iowa-s, vizitoi këtë javë Kosovën, ku diskutoi përgatitjet për stërvitjet e ardhshme të FSK-së.
Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë thuhet se vizita e tij theksoi partneritetin e gjatë 14-vjeçar mes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, teksa të dyja forcat vazhdojnë të bashkëpunojnë në mbështetje të tranzicionit të FSK-së drejt një force të mbrojtjes territoriale dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt për vendin.
Në njoftim thekseksohet se Shefi i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Stephen Osborn, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, u takua me udhëheqës të rëndësishëm dhe mbajti një fjalim para kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ai u takua me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant ,Bashkim Jashari.
"Gjatë vizitës, Gjeneral Osborn diskutoi përgatitjet për rotacionin e ardhshëm të FSK-së në Qendrën e Trajnimit për Gatishmëri të Përbashkët (JRTC), si dhe për pjesëmarrjen e saj në ushtrimin ndërkombëtar Defender2025", thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
din.
vizita e tij theksoi partneritetin e gjatë 14-vjeçar mes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, teksa të dyja forcat vazhdojnë të bashkëpunojnë në mbështetje të tranzicionit të FSK-së drejt një force të mbrojtjes territoriale dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt për vendin.ë drejt një force të mbrojtjes territoriale dhe nrtimit të një të ardhmeje më të si përndin























