Telegram ngushëllimi nga menaxhmenti i RTK-së për vdekjen e Shaqirit
BKT
Lajme

Telegram ngushëllimi nga menaxhmenti i RTK-së për vdekjen e Shaqirit

M.P. / RTKlive

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës ka shprehur ngushëllimet me rastin e vdekjes së punëtorit të vyer dhe ish-drejtorit të RTK-së, Sylejman Shaqiri.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Hysen Hundozi, tha se Shaqiri do të kujtohet si një njeri me vlera të larta njerëzore dhe si një gazetar i dashur për publikun, që gjithmonë ruajti dinjitetin dhe përkushtimin profesional në çdo rrethanë. Humbja e tij është e ndjeshme për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që e kanë njohur.

Në telegramin ngushëllues thuhet se i ndjeri ka qenë i njohur për profesionalizmin e tij dhe vlerat njerëzore.

“Shaqiri ishte një gazetar me përvojë të gjatë, koleg i dashur dhe i respektuar, i njohur për profesionalizmin, qetësinë dhe mirësinë që e shoqëronin në punë dhe në jetën e përditshme. Si njeri me shpirt humanist, ai arriti të fitojë respektin e kolegëve dhe dashurinë e audiencës, duke lënë pas kujtime të mira tek të gjithë ata që patën rastin ta njohin e të bashkëpunojnë me të”, thuhet në telegram.

 “Në emër të menaxhmentit dhe të gjithë punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Shaqiri, miqtë dhe kolegët e tij. Prehu në paqe, Sylë! Do të kujtohesh gjithmonë me dashuri, respekt e mirënjohje”.


MË SHUME NGA Lajme