Peci bën thirrje që të votohet kryeparlamentari
M.P. / RTKlive
Faton Peci nga Lista Guxo ka kërkuar nga partitë parlamentare që të mos e vonojnë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ai ka theksuar se kjo e drejtë i takon ekskluzivisht grupit më të madh parlamentar që është i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jemi në një momentum të ri. E drejta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar. I bëj thirrje opozitës që të mos e vonojnë këtë pikë pasi kryetari i Kuvendit i takon ekskluzivisht VV-së”, ka thënë Peci.
Ai ka theksuar se është menduar që partitë tashmë e kanë tejkaluar “xhelozinë për humbjen e zgjedhjeve”, por pavarësisht kësaj, topi është në fushën e tyre.
“Sido që të jetë, është në dorën e tyre ta aprovojnë propozimin e LVV-së për kryetar të Kuvendit. Në të kundërt, nuk ka opsion tjetër”, ka thënë ai.























