15:14 / 19.04.2025
Krasniqi: LVV nuk e ka shumicën parlamentare, kjo është arsyeja bllokadës
M.P. / RTKlive
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas ndërprerjes së punimeve të seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se LVV-ja nuk e ka shumicën parlamentare.
“LVV nuk e ka shumicën parlamentare, kjo është arsyeja bllokadës deri sot. Shpresojmë që kjo bllokadë mos të vazhdojë sepse e vërteta është se propozimi për kryetarin e Kuvendit i takon grupit parlamentar me numrin më të madh të deputetëve, por kjo nuk është obligative për deputetët që ta votojnë këdo që e propozojnë”, ka thënë Memli Krasniqi nga PDK.























