Limaj: U bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit
M.P. / RTKlive
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nevojën urgjente për ndërtimin e institucioneve funksionale në vend.
Limaj ka deklaruar seështë bërë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit institucional që ka mbërthyer Kuvendin në javët e fundit.
“Çdo fillim i ka vështirësitë e veta”, ka theksuar ai, duke shtuar se në momente të tilla është thelbësore që forcat politike të bëhen bashkë për të mirën e Kosovës.
Sipas tij, lajmi i sotëm është pozitiv, pasi Kosova tashmë ka një parlament dhe deputetë të mandatuar.
“Sot është lajm i mirë, me vet faktin se Kosova ka parlamentin dhe ka deputetët. Besoj se shumë shpejt do të përfundojë edhe konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë”, ka theksuar si.
Kreu i Nismas, ka deklaruar se përgjegjësia politike ndaj qytetarëve kërkon që partitë të tejkalojnë dallimet për interesin e vendit dhe të kontribuojnë në ngritjen e institucioneve të reja.























