Kurti bëri homazhe në kujtim të 16 martirëve të familjes Mirena
BKT
Lajme

Kurti bëri homazhe në kujtim të 16 martirëve të familjes Mirena

E.Hoti/RTKlive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Fushë Kosovë, në nderim dhe kujtim të 16 martirëve të familjes Mirena.

Më 21 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë i ndanë nga familjarët e tyre 16 burrat dhe djemtë e familjes Mirena.

Shtatë vite pas, në vitin 2006, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit, nga e cila u zhvarrosën gjithsej 744 shqiptarë të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme