Krasniqi: LVV duhet të propozojë kandidat tjetër
BKT
Lajme

Krasniqi: LVV duhet të propozojë kandidat tjetër

M.P. / RTKlive

Situatë të paprecedent dhe që nuk i ka hije një institucioni si Kuvendi i Kosovës e ka quajtur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ndërprerjen e sotme të vazhdimit të seancës konstituive.

“Koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar Kuvendi por jo për ta imponuar sepse nuk mundet me çdo kusht të vendos për këdo që e propozon. Sot përsëri po e shihni që këta e vazhdojnë bllokadën e institucioneve. Kandidatja që ka dështuar disa herë nuk mund të jetë më e rëndësishme se sa konstituimi i Kuvendit”, ka theksuar Krasniqi.

Ai ka thënë se rrugëdalja është e qartë dhe sipas tij LVV duhet të gjej një kandidat apo kandidate tjetër për kryetar të Kuvendit. “Rrugëdalja tashmë është e qartë, VV duhet ta gjej një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështoj përsëri s’mund ta lënë peng qeverinë e ardhshme për shkak të tekeve apo çfarëdo tjetër”, tha Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme