Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
BKT
Lajme

Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

E. Avdiu /RTK

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish të mërkurën, në përpjekjen e pestë për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca do të nisë nga ora 10:00.

Në seancën e fundit të mbajtur të hënën, as për të tretën herë Albulena Haxhiu nuk i pati 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave, emri i saj nuk doli fare në votim.

Lëvizja Vetëvendosje ritheksoi se nuk kanë kandidat tjetër për kryekuvendar, përveç Albulena Haxhiut. Madje, Konjufca nga Vetëvendosje kërkoi marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, mirëpo deri më tani nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje të mundshme mes subjekteve politike.


MË SHUME NGA Lajme