Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare|Video
M.P. / RTKlive
Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se për formimin e institucioneve duhet gjetur zgjidhje e përbashkët, dhe se nuk ka komoditet për ta lënë fatin e legjislaturës së re mbi komunitetet jo-shumicë.
“Mendoj që Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare për shkak se nuk e kemi luksin me mendu dhe me lënë fatin e Kosovës në kapriçot dhe qejfet e disa komuniteteve jo-shumicë, flas për boshnjak dhe të tjerë”, ka thënë Peci për ‘RTK Prime’.
Sipas tij, fajtor për situatën e krijuar janë partitë politike PDK,LDK, AAK dhe Lista Serbe. Peci ka thënë se ato nuk mund ta diktojnë emrin e kryekuvendarit.
“Situatën e komplikoi opozita, LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Ata e komplikuan përse ngarendja që vetëm për të votuar kundër, ne nuk ishim të angazhuar që të jemi të gjithë në sallë, për shkak se nuk e kemi menduar një situatë që mund të përfundojë si e tillë. Rrjedhimisht atë ditë kur ka dështuar procesi i verifikimit të mandateve, kanë qenë disa deputetë që kanë qenë ose në bife, ose në korridore”, ka theksuar ai.
Peci ka deklaruar se ata që merren me politikë, udhërrëfyes kryesor duhet me pasë dashninë për vendin.
"Ata duhet t’i mposhtin inatet, interesat, ata duhet me mposhtë gjithçka për interes të Kosovës”, ka theksuar ai.























