12:03 / 23.04.2025
Kurti nuk prononcohet për medie, gazetarët lëshojnë mikrofonat në tokë
E. Avdiu /RTK
Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, nuk është prononcuar pas ndërprerjes së sencës për konstituimin e Kuvendit, në të cilën dështoi zgjedhja për kryeparlamentare të Kosovës e Albulena Haxhiut.
As këtë herë kryeministri Kurti nuk ka folur para mediave.
Gazetarët në shenje simbolike kanë lëshuar mikrofonat në tokë, pasi kryeministri nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve asnjëherë pas seancave për konstituimin e Kuvendit.
























