Hapet ekspozita për të drejtat pronësore nga artistët romë në Prishtinë
BKT
Kulturë

Hapet ekspozita për të drejtat pronësore nga artistët romë në Prishtinë

Sh.G|RTKlive

Në Shtëpinë Evropiane në Prishtinë është hapur ekspozita e artit “Zëra përmes Artit – Ekspozitë mbi të Drejtat Pronësore, Strehimin dhe Zhvendosjen”. Kjo ekspozitë synon të sjellë në vëmendje temat jetike që lidhen me të drejtat pronësore, zhvendosjen dhe të drejtën për strehim, përmes tregimeve vizuale të artistëve romë.

Ekspozita është pjesë e projektit “PJEKËS” dhe ka për qëllim të promovojë përfshirjen, identitetin dhe drejtësinë, duke ngritur zërat e atyre që shpeshherë nuk dëgjohen nga institucionet relevante. Në një intervistë për RTK, organizatorja Shëndriza Prokshi theksoi rëndësinë e kësaj nisme:

“Qëllimi i ekspozitës është të promovojmë dhe të ngrisim zëra që shpeshherë nuk dëgjohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për të drejtat pronësore, zhvendosjen dhe strehimin”, tha Prokshi.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë Farija Mehmeti, Dashnim Berisha dhe Bajram Mehmeti.


MË SHUME NGA Kulturë