Bislimi-Sorensen, diskutohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve
BKT
Lajme

Bislimi-Sorensen, diskutohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve

B.H./RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

“Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sørensen për takimin e bisedën si dhe bashkëpunimin mes tyre”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

E menjëherë pas këtij takimi, Sorensen foli shkurt para gazetarëve, derisa takimet si ky i sotmi i quajti pjesë e zakonshme të misionit.

"Sot jam në Prishtinë si pjesë e zbatimit të mandatit. Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë, dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jeni këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd, dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Kaq për tani", ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme