Osmani falënderon Finlandën për mbështetjen që po i jep Kosovës
BKT
Lajme

Osmani falënderon Finlandën për mbështetjen që po i jep Kosovës

N.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Helsinki, është takuar edhe me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

“Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen - një mike e çmuar e Kosovës”, ka thënë Osmani, njofton zyra për informim e Presidencës.

Bëhet e ditur se Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ka ritheksua përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit ndërshtetëror.


MË SHUME NGA Lajme