Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për nxitje të përçarjes
BKT
Lajme

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për nxitje të përçarjes

V.S/RTKlive

Prokuroria Speciale e Kosovës, pas zhvillimeve të hetime ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” ndaj të pandehurit M.H. mësimdhënës.

Sipas Prokurorisë Speciale i pandehuri me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarr veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit

“Nga provat e siguruara gjatë fazës së hetimeve, dhe pas analizimit të tyre, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë së i pandehuri M.H., në cilësinë e personit zyrtar (mësimdhënës), me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, i njëjti me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarr veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit, çka me këto veprime ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni  141 par. 4  lidhur me par. 3 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që në pajtim me nenin 62 të KPRK-së, ndaj të pandehurit M.H, t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.


MË SHUME NGA Lajme