Vazhdon debati për sheshin `Xhorxh Bush`, Rama: Bllokada ka qenë politike
G.K/RTKlive
Debati mes qeverisjes lokale dhe asaj qendrore ka vazhduar pas nisjes së punimeve në Sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, duke shkaktuar akuza dhe kundërakuza nga të dyja palët. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se punimet në qytet vazhdojnë pavarësisht "pengesave të shkaktuara nga qeverisja qendrore".
"Që bllokada ka qenë totalisht politike e tregon edhe reagimi i fundit i ministrit Çeku!", ka shkruar Rama.
"Hajrulla, ju rrini duke i blloku institucionet qendrore e institucionet lokale – ne po punojmë!", ka potencuar ai në Facebook, teksa postimin e ka shoqëruar me foto nga vazhdimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” dhe me hashtagun "#mosmabllokoprishtinen.
Nga ana tjetër, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku,ka akuzuar Komunën për mosrespektimin e ligjeve për investimet në zonat e mbrojtura dhe ka theksuar se ka dorëzuar prova për shkelje të ligjit.























