LDK: Presim reflektim nga Vetëvendosje
V.S|RTKlive
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se presin reflektim nga ana e partisë që fitoi shumicën parlamentare në zgjedhje sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Armend Zemajt, deputet i zgjedhur i këtij subjekti duket se LVV-ja nuk ka interesim meqë siç thotë ai nuk ka ende marrëveshje me ndonjë subjekt politik që siguron mandatin qeverisës.
“Ne presim që të reflektojë LVV-ja, të sillet konform rezultatit zgjedhor. Duket se nuk kanë interesim. Nuk kanë marrëveshje me ndonjë subjekt politik që siguron mandatin e qeverisë dhe kjo është ajo e cila po ndodhë në Kuvendin e Kosovës. Nuk mund të ndryshojmë ne qëndrim, sepse është e paarsyeshme dhe është tepër e pa përfillshme sepse ne nuk e kemi mandatin e të parit të krijojmë institucionet e reja të Republikës së Kosovës”.
Ai tha se prandaj edhe nuk ka deklarime nga ana e kryeministrit në detyrë.
i [pyetur nëse und të shkohet në zgjedhje të parakohshme bashkë me ato lokale, , Zemaj tha se kjo nuk duhet të lejohet sepse do të krijohej një kaos.
“Nuk do të lejohet , ndoshta mund të ketë ambicie që të ketë kamuflimi me datën e zgjedhjeve lokale, por kjo nuk duhet as të mendohet, sepse kushdo që mendon të kemi dy palë zgjedhje të njëhershme nuk ia do të mirën as vendit as demokracisë, por as pushtetit lokal sepse atëherë do të na krijohej një kaos me tri lista zgjedhore”, tha Zemaj.























