16:01 / 30.04.2025
Kurti bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Qirez dhe Likoshan
M.M. /RTKlive
Nga Gllobari, Vërboci dhe Shtutica, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vijoi drejt Qirezit dhe Likoshanit, ku bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.
Përmes një njoftimi për medie bëhete, ditur se ai, bashkë me deputetë të Kuvendit të Kosovës, bëri homazhet edhe te lapidari i gjashtë të rënëve në lagjen Ferati, te lapidari i Hamdi dhe Isa Feratit, të cilët u vranë 26 vite më parë, më 30 prill 1999 në luftime nga forcat serbe, dhe te xhamia e Çirezit.




























