Muharremi: Vendimi i PDK-së, jo i lehtë, por i duhur
BKT
Lajme

Muharremi: Vendimi i PDK-së, jo i lehtë, por i duhur

V.Th / RTKLive

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, për një takim para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që mbahet nesër.E analisti Shenoll Muharremi e ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i shkuar në takim Albin Kurtit.

Ai është shprehur se ky vendim nuk është i lehtë, por sipas tij i duhur.

Muharremi po ashtu ka thënë se dialogu dhe komunikimi nuk duhet asnjëherë me u ndalë.

“Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është vendim i duhur. Dialogu dhe komunikimi nuk duhet asnjëherë me u ndalë se na shpien te zhbllokimi dhe zgjidhja e nyjës. Qëndrimet politike janë një gjë tjetër. Bravo Memli Krasniqi për maturinë politike”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme