Raporti për lirinë e medies, Rexha: Rangim shokues që lë Kosovën të fundit
M.M./ RTKlive
(E plotësuar) Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së, ka shprehur shqetësimin serioz për, siç u shpreh ai, rënien drastike, alarmuese të Kosovës në renditjen e raportit të vitit 2025 të Reporterëve pa Kufij, ku është renditur në vendin e 99.
“ Siç e keni parë, Kosova është renditur 24 vende më poshtë se në vitin e kaluar, pasi që një vit më parë kishte rënën 19 vende më poshtë”, vuri në dukje Rexha.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie para ndërtesës së qeverisë, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha shtoi se ky është një alarm jashtëzakonshme, një rangim shokues që lë Kosovën si vendin e fundit, më së keqi në Ballkanin Perëndimor.
AGK: Rënie e re alarmuese e Kosovës në raportin e Reporterëve pa Kufij
E.Hoti/RTKlive
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi në raportin e Reporterëve pa Kufij, Kosova ka pësuar rënie sa i përket lirisë së mediave.
Sipas këtij raporti Kosova ka rënë 24 vende më poshtë se vitin e kaluar.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me një rënie të re, drastike të Kosovës në renditjen e re të Indeksit Vjetor të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.
Nga vendi i 75 ku kishte zbritur vitin e kaluar, kjo organizatë për vitin 2025 e renditë Kosovën në vendin e 99, nga gjithsej 180 shtete, për të cilat e bën matjen.
Raporti vë në pah se gazetarët në Kosovë janë shënjestër e vazhdueshme e sulmeve politike dhe quhen pa të drejtë “bashkëpunëtorë të armikut”. Gjithashtu, kritikohet miratimi i Ligjit për KPM-në që e politizonte këtë organ të pavarur”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së























