Kurti ngushëllon familjen e Mufail Salihajt: Ishte patriot e profesionist
BKT
Lajme

Kurti ngushëllon familjen e Mufail Salihajt: Ishte patriot e profesionist

B. H. | RTKlive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vizitoi sot familjen e të ndjerit, profesor Dr. Mufail Salihaj, për t’u shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes së tij nga jeta, më 30 prill 2025.

Kryeministri Kurti vlerësoi figurën e profesor Salihajt, duke e kujtuar si qytetar patriot dhe profesionist të devotshëm me kontribut të çmuar në shërbim të Republikës së Kosovës, arsimit dhe shkencës.

“Prof. Mufaili ishte qytetar patriot dhe profesionist i devotshëm që i kontribuoi shumë Republikës dhe kombit e njashtu edhe arsimit e shkencës. Përherë do ta kujtoj me mall dhe nderim entuziazmin e tij dhe dijen që e ndante me ne”, shkroi kryeministri Kurti në librin e ngushëllimeve, teksa u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre njofton Kryeministria.


MË SHUME NGA Lajme