09:59 / 06.05.2025
Orkestra mbretërore e Bruneit respekton Kosovën, performon ‘Mora fjalë’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vizita e saj në Brunei ka shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Osmani në një postim në rrjetin sociale, Facebook, tha se orkestra mbretërore e Bruneit, duke sjellë tingujt këngës “Mora fjalë” dëshmoi respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve.
“Mora fjalë” solli në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge emblematike, të performuar kësaj radhe nga orkestra mbretërore e Bruneit, duke dëshmuar respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve.























