Limaj: Ne preferojmë qeveri të shumicës
E.H| RTKlive
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i pyetur për propozimin e Lidhjes Demokratike për një qeveri tranzicionale ka thënë se preferon një qeveri të shumicës.
Ai ka thënë se ekziston potenciali për këtë.
Sipas tij, në ditët në vijim pret të ketë më shumë informata për propozimin e LDK-së. “Ne preferojmë qeveri të shumicës. Kosova ka nevojë për qeveri të shumicës. Po mund të ndodhë sepse ka potencial për të krijuar shumica dhe besoj se rrugës do ta shohim”, ka thënë ai pas dështimit të serishëm të Kuvendit.
Sipas tij, është shumë me rëndësi që të bisedohet dhe të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.
“Ne do t’i përgjigjemi ftesave të tilla të cilat bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje. Është shumë me rëndësi që të bisedohet dhe të gjendet një zgjidhje”, ka theksuar Limaj.























