Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore të FSK-së realizoi patrullë luftarake
A.B|RTKlive
Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore të FSK-ë ka realizuar patrullën luftarake ku përfshiu 9 skuadra organike të Kompanisë së Këmbësorisë të realizuar në një distancë 28 km, duke përfshirë shtatë stacione të ndryshme, ku secila skuadër është vlerësuar për performancën e saj.
Gjatë patrullës, secila skuadër ka kaluar përmes stacioneve duke kryer detyra të ndryshme, përfshirë brifimin e URDHOP, trajtimin taktik mjekësor në fushëbetejë (TCCC), MKAB, njohjen e aseteve të armikut, sulmin me skuadër, trajtimin e robërve të luftës (C-PERS), kryerjen e rikonicionit, reagimin ndaj dronëve, si dhe bartjen e viktimës.
"Forca e Sigurisë së Kosovës po ngrit kapacitetet luftarake me standardet më të larta të vendeve partnere me qëllim të përmbushjes së misionit të saj mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe sigurimin e paqes në vend dhe rajon", njofton FSK.























