Nikoll Nikprelaj vjen në Tetovë me ekspozitën ‘Kontrast’
BKT
Kulturë

Nikoll Nikprelaj vjen në Tetovë me ekspozitën ‘Kontrast’

Besnik Iseni/ RTK

Përmes ekspozitës “Kontrast”, Nikoll Nikprelaj  paraqiti  para publikut në Tetovë një koleksion veprash që pasqyrojnë thellësinë emocionale, duke shpalosur dy anë të realitetit: dritën dhe hijen, qetësinë dhe trazimin, harmoninë dhe përplasjen.

"Tredhjet veprat që sonte zbukurojnë hapësirat e galerisë sonë eksplorojnë kontraste që formësojnë jetën dhe qenien njerëzore si dritën dhe hijen, qetësinë dhe trazimin ,traditën dhe bashkëkohësinë", thotë Arbenita Meta, drejtoreshë e Galerisë së Arteve në Tetovë.

"Ne Nikollën e njohim më së shumti si këngëtar të madh të këngës shqipe, por tash me ato vija të thyera të lakuara të bukura që i pash gjatë ekspozitës e pash që Nikolla madhështinë më të madhe e kishte edhe në pikturë", thotë këngëtari Mahmut Ferati.

Pikturat e Nikprelajt të realizuara me teknikën e akrilikut në pëlhurë  paraqesin  identitetin dhe trashëgimin tonë kulturore.

"Ndihem në mënyrën më të sinqertë u a them i lumtur me këta personalitete që erdhën dhe më nderuan mua si piktor kësaj here. Unë sonte jam një Nikollë pa mikrofon, kam marr dashurinë tuaj ndër  vite si këngëtar", thotë Nikollë Nikprelaj.

Kjo ekspozitë u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut.


MË SHUME NGA Kulturë