Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur
BKT
Foto: Myrvete Axhami
Lajme

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

V.S|E.H/RTKlive

(E plotësuar) Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, aty ku prehet edhe `Komandant Drini`, edhe te lapidari i tij në Prizren.

Në 25 vjetorin e vrasjes së tij, Kurti tha se "Komandant Drini" ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb.

 “Ekrem Rexha, 'Komandant Drini', ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb, dhe sot shënojmë 25 vjetorin e vrasjes së tij me ç’rast bëmë homazhe te varri i tij dhe shprehëm mirënjohjen tonë të thellë tek familja e i tij që dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin”, tha pas homazheve kreu në detyrë i qeverisë.

Pas homazheve te varri i Komandant Drinit në Landovicë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe te memoriali në Prizren,  në 25 vjetorin  e vrasjes së tij. Ai ka thënë se drejtësia për Komandant Drinin është vonuar aq shumë sa që është mohuar.

“Ka qenë strateg ushtarak dhe veprimtar e intelektual i cili i ka impresionuar të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe të huaj, përfshirë edhe ata që e kanë intervistuar gjatë luftës e pas saj”,  ka thënë Kurti .

 Ai ka shtuar se 25 vite me vonë drejtësia për komandant Drinin është vonuar aq shumë sa që është mohuar.

Kurti  gjithashtu u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë çështje një orë e më parë dhe ta zbardhin rastin.

“ Të kalosh në gjithë ato sfida të okupimit e të luftës , e ta pësosh në mënyrë fatale pas luftës është shumë e pikëlluese”, ka thënë Kurti.

 


MË SHUME NGA Lajme