Ushtarët amerikanë të KFOR-it stërviten me ekipet e shpëtimit malor
BKT
Lajme

Ushtarët amerikanë të KFOR-it stërviten me ekipet e shpëtimit malor

E.Hoti/RTKlive

Ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe anëtarët e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit Malor të Kosovës kanë kryer trajnime të përbashkëta për menaxhimin e emergjencave.

KFOR-i përmes një njoftimi për media ka thënë se trajnimet dhe shkëmbimet e ekspertëve në këtë fushë rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërmjet trupave të KFOR-it dhe agjencive lokale të reagimit të parë emergjent.

“Trajnimi midis dy organizatave përfshinte kujdesin mjekësor të reagimit të parë, shpëtimin në lartësi dhe mal, vrapimin dhe trajnimin e zhytësve”, thuhet në njoftim.

Tutje, KFOR-i rithekson se vazhdon kontributin për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.


MË SHUME NGA Lajme