Gjenden motoristët nga Suhareka
BKT
Lajme

Gjenden motoristët nga Suhareka

RTKlive

(E plotësuar) Katër motoristët që u zhdukën në Shtërpcë janë gjetur shëndosh e mirë. Kështu ka konfirmuar, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Katër motoristë humbasin kontaktin, fillon operacioni i kërkimit të tyre

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shtërpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) njofton se ka filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shtërpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka.

Sipas SHKKSH, ekipet e saj janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave.

“Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme