Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 14 përpjekjeve|VIDEO
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 10:27) Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.
Në sallë ishin 92 deputetë. Vetëm 54 deputetë kanë votuar për komisionin për votim të fshehtë, nuk ka pasur kundër dhe abstenim, ndërkohë seanca do të vazhdojë sërish pas 48 orësh.
Seanca e radhës do të mbahet më 13 maj në orën 10:00.
LIVE| Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit
(E plotësuar) Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjë përpjekjen e 14 për t’u konstituar.
Vazhdon seanca në përpjekjen e 14-të për konstituimin e Kuvendit
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjë përpjekjen e 14 për t’u konstituar.
Ndryshe nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, të premten seanca serish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.
Kryesuesi Dehari ftoi subjektet politike parlamentare PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma që të propozojnë nga një anëtar në komision.
Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës.
Pasi konstatoi se për kanë votuar 56 deputetë, një kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe paralajmëroi vazhdimin e saj të dielën, më 11 maj, në orën 10:00.























