Vazhdon procesi i votimit në Shqipëri|VIDEO
BKT
Lajme

Vazhdon procesi i votimit në Shqipëri|VIDEO

Besart Galica|RTK

Me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në më shumë se 5 mijë qendra votimi në të gjithë vendin, shqiptarët po u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri.

Janë rreth 3 milionë e 713 mijë qytetarë që këtë vit gëzojnë të drejtën e votës. 114 mijë do të votojnë për herë të parë dhe po për herë të parë, procesit i është bashkuar edhe diaspora me gati 245 mijë votues.

Orari zyrtar i votimit nëpër qendrat e ndryshme të vendit është 7:00 deri në 19:00. Ora 7 e pasdites është po ashtu limiti për pranimin e fletëvotimeve që vijnë me postë nga diaspora, se votat nga jashtë përtej këtij orari nuk do të merren parasysh. Procesi monitorohet nga mbi 2.100 vëzhgues.

Në fletën e votimit janë këto 11 subjekte politike, të cilat kanë shpërndarë secila nga 186 kandidatë për deputetë nëpër 12 qarqet e Shqipërisë.


MË SHUME NGA Lajme