Çipa në RTK: PS siguron mandatin e katërt |VIDEO
BKT
Lajme

Çipa në RTK: PS siguron mandatin e katërt |VIDEO

M.M./ RTKlive

Aleksandër Çipa, gazetar, njohës i çështjeve politike në Shqipëri, ka folur për procesin zgjedhor në Shqipëri të mbajtur dje. Ai në fillim përmendi raportin e OSBE-ODIHR-it rreth zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri, teksa shtoi se numërimi i votave është në proces, i cili ka nisur mbrëmë vonë.

Çipa në “InfoPlus”, në RTK, tha se, bazuar në të dhëna, PS e kryeministrit Rama ka siguruar vijimësinë e mandatit të katërt qeverisës në Shqipëri, derisa spektri opozitar, i kryesuar nga PD e Sali Berishës, ka pësuar humbjen e radhës.

“Të dyja palët politike ende nuk kanë dhënë qëndrim të prerë për rezultatin përfundimtar, përderisa procesi ende nuk është certifikuar”, shtoi më tej Çipa.

Ai shtoi se opozita, nisur edhe prej raportit paraprak të OSBE-ODIHR-it, po grumbullon faktet rreth defekteve që ky proces ka pasur.

Çipa më tej përmendi shkaqet që çuan në fitoren e radhës të PS-së, ku sipas tij, kriza në PD dhe status quo-ja që dominoi në skenën bipolare në politikën shqiptare.


MË SHUME NGA Lajme