Limaj: S’kemi ftesë nga Osmani
BKT
Lajme

Limaj: S’kemi ftesë nga Osmani

M.P. / RTKlive

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se s’ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takim konsultativ.

Para hyrjes në sallën e Kuvendit, Limaj ka theksuar se është pro një qeverie të shumicës, duke shtuar se vetëm në mënyrë “krijohen institucione stabile”.

“E kemi thënë para tre muajve, në politikë duhet të bisedohet e takohet. Duhen njerëz përgjegjës që kanë marrë përgjegjësi...Duhet të tentohet të gjendet një marrëveshje që i shërben shumicës. Mirë që po ndodhin këto, por ne ende s’kemi marrë ftesë dhe s’kam ndonjë përgjigje”, ka thënë deputeti Limaj.

Limaj ka theksuar se është “i pari” për bisedime, duke u ankuar për linçim kur ai kishte folur për takime.

“Jam i linçuar kur kam thënë se për tema nacionale duhet të ulemi të bisedohet me të gjithë dhe ju gjithmonë do ta keni një përgjigje pozitive...Mbështes idenë ose mënyrën e qeverisjes të shumicës. Vetëm kështu mund të krijojmë institucione të përgjegjshme dhe stabile”m ka deklaruar ai.

Limaj ka theksuar se kanë disa propozime nëse ftohen në takim te presidentja.

 


MË SHUME NGA Lajme