Peci: Presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime
BKT
Lajme

Peci: Presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

Deputet Faton Peci, ka thënë se partia e tij Guxo duhet të marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për konsultimet për dalje nga ngërçi politik.

“Ne nuk kemi marrë ftesë, do të duhej sepse jemi subjekt politik i regjistruar në KQZ pavarësisht se s’kemi garuar të vetëm por bashkë me VV-në”, ka thënë bashkëudhëheqësi i Partisë Guxo, Faton Peci.

Kjo parti nuk garoi si e vetme në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nën logon e Lëvizjes Vetëvendosje.

Presidentja Osmani ka ftuar liderët politikë për një takim të enjten, në tentim për të zgjidhur ngërçin në Kuvend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.


MË SHUME NGA Lajme