Sonte nis Eurovisioni, ndiqeni live në RTK
Sh.G|RTKlive, RTSH
(E përditësuar 19:45) Sonte, në orën 21:00, nis Festivali i Këngës "Eurovision 2025", ku Shqipëria do të përfaqësohet nga "Shkodra Elektronike" me një performancë të veçantë. Festivali do të transmetohet live në RTK, duke ofruar mundësinë për të ndjekur çdo moment të këtij evenimenti prestigjioz muzikor.
Pritshmëritë për këngën “Zjerm” u rritën ditë pas ditë, duke shënuar gjithashtu edhe pozicione premtuese në çdo sondazh online e votim mediatik. Nga provat e para e deri te provat gjenerale kënga “Zjerm” solli besimin se do të lërë gjurmë në këtë edicion të Eurovizionit.
“Energjia ishte shumë e bukur, skena fantastike, njerëz që duartrokitën shumë për flamurin shqiptar. Shpresojmë të gjejmë të njëjtën energji edhe në gjysmëfinale”, u shprehën artistët.
Beatriçe Gjergji dhe Kol Laca, sonte më shumë së kurrë kanë nevojë për mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Artistët i bëjnë thirrje fansave që të votojnë numrin 12-të për ta çuar Shqipërinë në finale e 17 majit.
“Shqiptarë na votoni në gjysmëfinale. Ne jemi numri 12-të”, Na votoni shqiptarë të Shqipërisë”, bëjnë thirrje artistët shqiptarë.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës.
Votimi për Eurovision 2025 mund të bëhet përmes telefonit, SMS ose duke votuar online me pagesë në faqen zyrtare esc.vote.
11:36 Sonte Shqipëria në Eurovizion me `Shkodra Elektronike`
Sonte Shqipëria përfaqësohet në garën evropiane të këndimit, Eurovision. Shkodra Elektronike ngjitet në skenë me këngën “Zjerm”, në Bazel të Zvicrës.
Në këtë natë gjysmëfinale, Shqipëria do të performojë e 12-ta me radhë.
Eurovisioni do të transmetohet live sonte në RTK.
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca sjellin një përzierje unike të folklorit shkodran me ritmet moderne elektronike, një kombinim që ka rrëmbyer zemrat e publikut ndërkombëtar.
Pas fitores në Festivalin e RTSH-së, “Zjerm” është kthyer në një sensacion në YouTube dhe konsiderohet si një nga hyrjet më të veçanta të këtij edicioni të Eurovisionit.























