LDK thotë se ka ofruar zgjidhje, VV insiston për votim të fshehtë
BKT
Lajme

LDK thotë se ka ofruar zgjidhje, VV insiston për votim të fshehtë

M.P. / RTKlive

Disa nga deputetët e partive politike janë deklaruar pak para nisjes së seancës së 16-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Armend Zemaj nga LDK ka ndërlidhur rëndësinë e formimit të institucioneve të reja edhe me faktin e rritjes së çmimeve në treg, si alarm që duhet t’iu kundërvihet në mënyrë institucionale.

 “LDK nuk është në situatën ku ta quaj një zgjidhje kompromisi. Ne kemi ofruar zgjidhje e cila është në interes të qytetarëve por edhe për krijimin e institucioneve të reja”, ka thënë ai.

Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar që kandidatja e propozuar do të vazhdojë të jetë Albulena Haxhiu, ndërkaq insistoi që votimi do të bëhet për anëtarët e Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë.

“Ne kemi propozuar kandidatin dhe është kandidati ynë. Unë besoj që kompromiset mund të bëhen te propozimi i Qeverisë, jo te Kuvendi”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme