`Eurovision 2025`, 10 këngë kualifikohen nga nata e dytë e gjysmëfinales
BKT
Kulturë

`Eurovision 2025`, 10 këngë kualifikohen nga nata e dytë e gjysmëfinales

RTKLive

Është mbajtur edhe nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision 2025, e cila u transmetua live në RTK. Gjatë mbrëmjes, u përzgjodhën 10 këngët që do të kalojnë në finale.

Pas performancave të 16 shteteve pjesëmarrëse, u shpallën 10 finalistët e fundit që do t’i bashkohen garës për trofeun më të madh evropian të muzikës në natën e madhe finale që mbahet të shtunën, më 17 maj.

10 shtetet që siguruan një vend në finale nga nata e dytë gjysmëfinale janë: Lituania, Izraeli, Armenia, Danimarka, Austria, Luksemburgu, Finlanda, Letonia, Malta dhe Greqia.

Publiku pati mundësinë të votojë përmes sistemit të njohur të televotimit, ndërsa kombinimi i votave nga publiku dhe juria profesionale përcaktoi listën përfundimtare të shteteve që kalojnë në fazën përfundimtare të kompeticionit.

21:23  Sonte gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2025, drejtpërdrejt në RTK

Gjysmëfinalja e dytë e edicionit 69 të këngës evropiane, Eurovision 2025, ka filluar në orën 21:00 dhe po transmetohet Live në RTK.

Sonte do të ngjiten në skenë 16 shtete për të interpretuar.

Gjatë natës së dytë të ftuar specialë do të jenë 4 artistë, të cilët në Eurosongun e vitit 2020 nuk mundën të këndonin këngët e tyre për shkak të anulimit të festivalit si pasoje e pandemisë Covid-19.

Kjo mbrëmje, po moderohet nga komediania dhe aktorja e njohur Hazel Bruger dhe përfaqësuesja e Zvicrës në Eurovizionin e vitit 1991, Sandra Studer.

Nga 16 këngë që konkurrojnë sonte vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në finale. Anglia,  Gjermania dhe Franca kalojnë automatikisht në finale nga shtetet që garojnë sonte, ndërsa për vendet e tjera pas përfundimit të interpretimit të artistëve do të hapet votimi për publikun ku në fund të mbrëmjes do të mësohen edhe 10 finalistët e dytë të kësaj gare.

Shtetet që po konkurrojnë sonte janë Armenia, Australia, Austria, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Çekia, Danimarka, Finlanda, Gjeorgjia, Izraeli, Luksemburgu, Malta dhe Serbia.

Në gjysmëfinalen e 13 majit Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” u kualifikua për në finalen e 17 majit.


MË SHUME NGA Kulturë