Liderët evropianë në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian
BKT
Foto: Arlinda Sejda/RTK
Lajme

Liderët evropianë në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Arlinda Sejda/RTK

Kryeqyteti shqiptar është sot në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, teksa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE), një platformë gjithëpërfshirëse që mbledh 47 liderë shtetesh e qeverish

Samiti zhvillohet nën temën: “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”, duke reflektuar sfidat e kohës si lufta në Ukrainë, siguria në kontinent dhe sfidat e përbashkëta demokratike dhe ekonomike. Në qendër të diskutimeve janë: • Siguria evropiane dhe mbështetja për Ukrainën, • Mbrojtja demokratike dhe reagimi ndaj kërcënimeve hibride, • Inovacioni, investimet dhe konkurrueshmëria, • Migracioni, lëvizshmëria e fuqisë punëtore dhe rinisë. Samiti përfshin seanca plenare, tryeza të rrumbullakëta tematike dhe takime bilaterale. Krahas liderëve të BE-së, të pranishëm janë edhe drejtuesit e NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës. Kosovën në këtë samit e përfaqëson pesidentja Osmani, si shtet i barabartë me të gjithë pjesëmarrësit. Kjo ngjarje shënon një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar rolin e shtuar strategjik të Tiranës dhe përkushtimin e vendeve të rajonit për integrim dhe bashkëpunim të thelluar me Evropën.


MË SHUME NGA Lajme