GRAN Fest 2025 nis sot në Prishtinë
BKT
Kulturë

GRAN Fest 2025 nis sot në Prishtinë

Sh.G|RTKlive

Festivali Ndërkombëtar i Romanit Grafik – GRAN Fest 2025 nis sot në kryeqytet dhe do të zgjasë deri më 19 maj. Këtë vit, festivali hap një seksion të ri të dedikuar për komentet grafike me tematikë politike dhe sociale në gazeta, përfshirë edhe karikaturat.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të jetë nikoqire e edicionit të sivjetëm që sjell artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe vendorë, përfshirë: Loisel, Ruslan Pikhota, Bocquet, Catel, Jeroen Jannsen, Dav, Lucien Czuga, Dytun Yilmaz, Ula Rugeviciute, Nderim Duni, Enrique Flores, Frederik Peeters, Petrikanoviç, Murat Ahmeti dhe Jemi.

Për katër ditë, festivali do të ofrojë një program të pasur me ekspozita, konferenca, botime të reja, punëtori dhe shfaqje filmash, duke krijuar një hapësirë dinamike për adhuruesit e romanit grafik, artistët dhe profesionistët e fushës.


MË SHUME NGA Kulturë